Aksident trafiku në Vitomiricë, një i lënduar Foto: Koha

Aksident trafiku në Vitomiricë, një i lënduar

12 August 2019 17:33

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Vitomiricë, ku ka mbetur i lënduar një person.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident në Vitomiricë ndërmjet dy veturave, me ç’rast ka mbetur i lënduar një person”, ka thënë Ibraj.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe Emergjenca.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme