Kronikë

Rrah nënën, arrestohet

Një person në Prizren është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Sipas raportit të Policisë, mosmarrëveshja kishte ndodhur për shkak të parave, ku i dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktima si pasojë e sulmit kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.