Burgim me kusht zyrtarit në Gjakovë që e përfshiu si garantues në kredi një person pa qenë fare prezent Foto: Ilustrim

Burgim me kusht zyrtarit në Gjakovë që e përfshiu si garantues në kredi një person pa qenë fare prezent

30 July 2019 11:43

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda e ka dënuar me 6 muaj burgim me kusht, (nëse brenda 1 viti s’kryen vepra tjera penale), një zyrtar nga Gjakova, analist i kredive në një institucion mikrofinanciar, pasi keqpërdori pozitën.

“I akuzuari me iniciale D.S. nga Gjakova , për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 6 muaj i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin e verifikimit prej 1 viti, nëse i akuzuari nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër penale

“Në cilësinë e personit zyrtar, si analist i kredive në Institucionin Mikrofinanciar, në Gjakovë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, në atë mënyrë që gjatë përgatitjes së dokumentacionin për marrje të kredisë prej 1500 euro për klientin me iniciale D.S., konkretisht të kontratës mbi kredinë, e vendos në kontratë të dëmtuarin me iniciale B.S. si garantues i kredisë, megjithëse ai nuk ka qenë fare prezentë për të shprehur vullnetin e tij për një gjë të tillë, me ç’rast i shkakton dëm të konsiderueshëm atij, pasi që më vonë i është mohuar të marr kredi për arse se në regjistrin e Bankës Qendrore të Kosovës ka figuruar si debitor i keq”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme