Është arrestuar personi të cilin pak ditë më parë, një vajzë e raportoi në stacionin policor se e kishte dhunuar.
“Lidhur me këtë rast dje është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, pa dhënë detaje tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDitë më parë vajza ka raportuar se është kidnapuar dhe është dërguar në një motel në Veternik, ku edhe është dhunuar.
“Me 24.07.2019 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se me datën e lartcekur i dyshuari mashkull K/Shqiptar me dhunë e ka futur në veturën e tij duke e dërguar në motel dhe pa dëshirën e saj e kishte dhunuar seksualisht duke i bërë fotografime dhe incizime të ndryshme, njëkohësisht i kishte vjedhur dokumente personale dhe një shumë parash. Në lidhje me rastin janë intervistuar disa dëshmitarë rasti”, thuhet në raportin që dërgoi PK-ja para disa ditësh, kur edhe u raportua rasti.