Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen te nënkalimi në Pejton

I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji të pandehurit N.B. që dyshohet se kishte rrahur për vdekje viktimën G.R., më 20 korrik te nënkalimi në Pejton, në Prishtinë.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi se më 20 korrik, rreth orës 17:50, i dyshuari në shkallët e nënkalimit, pas mosmarrëveshjes verbale me G.R. e kishte goditur me grushte në kokë dhe e kishte shqelmuar me këmbë, ku i ndjeri kishte rënë me shpinë në shkallë, duke pësuar lëndime e më pas për shkak të tyre ka vdekur në emergjencë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që i pandehuri mund të arratiset andaj ka caktuar masën e paraburgimit.