Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarit në Gjakovë për përdhunim të një femre dhe incizim të aktit

Foto: Ilustrim
 

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit L. H. për vepër penale të dhunimit.

Gjykata thotë se me datë 18 korrik 2019, në orët e hershme të mëngjesit, në Shkugëz të Gjakovës, “i dyshuari L. H. e detyron të dëmtuarën H. M. që të kryejë aktin seksual me dhunë dhe pa dëshirën e saj, dhe të njëjtën e incizon gjatë aktit, duke e kërcënuar se në qoftë se e paraqet rastin në Polici, do ta publikonte videon”.