Përleshje në Kaçanik, tre të arrestuar e disa në arrati Foto: Koha / ilustrim

Përleshje në Kaçanik, tre të arrestuar e disa në arrati

21 July 2019 12:13

Tre persona janë arrestuar e disa të tjerë janë në arrati, pas një rrahje në rrugën “Qamil Ilazi” në Kaçanik.

Sipas njoftimit për media, njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të sjellë në stacionin policore tre të dyshuar dhe është në kërkim të disa të tjerëve.

Tre të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.

Rasti është duke u hetuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme