Një 60 vjeçar vetëvritet në Viti, një 27 vjeçar vdes pas kontaktit me rrymë në Kamenicë

Një 60 vjeçar vetëvritet në Viti, një 27 vjeçar vdes pas kontaktit me rrymë në Kamenicë

20 July 2019 16:23

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se një person i moshës 60 vjeçare, ka kryer vetëvrasje, ndërsa, një person tjetër i moshës 27 vjeçare, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike ka humbur jetën.

Sipas njoftimit, dyshohet se më 20 korrik 2019, rreth orës 4:00 të mëngjesit, në komunën e Vitisë, një person i moshës 60 vjeçare, nga fshati Tërpezë, për shkak të problemeve familjare ka kryer vetëvrasje, duke e goditur vetveten me armë zjarri, në pjesën e kokës.

Njoftohet se, i ndjeri është gjetur nga një dëshmitar në skaj të rrugës, pa shenja jete, me ç’rast menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori dhe mjeku kujdestar, ku me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:

- Një (1) automjet, i markës ‘’Opel Astra’’

- Një (1) armë e llojit ‘’Browning’’, kalibër 7.65 mm,

- Një (1) gëzhojë kalibër 7.65 mm, si dhe,

- Një (1) karikator me shtatë (7) fishekë, të së njëjtës armë.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, më 19 korrik 2019, dyshohet se një person, i moshës 27 vjeçare, nga komuna e Kamenicës, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në një trafo elektrike, në fshatin Breznicë, ka humbur jetën. I njëjti është raportuar si person i zhdukur nga data 17 korrik 2019, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në IML, në Prishtinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme