Zbardhen detaje të reja nga arratisja e dy të burgosurve shqiptarë të moshës 31 dhe 33 vjeç nga burgu Bujqësor Kasandra në Haldiki të Greqisë. Mediat greke bëjnë të ditur se të dy shqiptarët ishin dënuar me burgim të përjetshëm, njëri për vrasje të mbetur në tentativë dhe tjetri për vrasje të qëllimshme.
Autoritetet greke janë vënë në kërkim të tyre prej ditës së martë por ende nuk ka rënë në gjurmët e të arratisurve. Arratisja e tyre u zbulua vetëm gjatë apelit të mëngjesit ku ata munguan.
Të burgosurit në burgun Bujqësor të Kasandra jetojnë gjysmë të lirë, duke u ofruar punë në strukturën e burgut. Ky detaj besohet se i ka ndihmuar jo pak dy shqiptarët që të jetëzojnë planin e tyre të arratisjes, plan i cili rezultoi efikas.
"Tjetër arratisje spektakolare e shqiptarëve nga burgjet greke. Ngjarja ka ndodhur të martën në burgun Kassandra në Halkidiki, aty ku dy shqiptarë (të moshës 31 dhe 33 vjeç) të dënuar për vrasje kanë arritur të dalin nga qelitë pavarësisht nga masat e sigurisë" u raportua dje.
Ende nuk është e qartë se si kanë arritur të largohen shqiptarët nga qelia/Mapo.
{gallery}