Kronikë

Disa herë e kishte rrahur nënën e vet, arrestohet gjilanasi

Descriptive Text

Dje në Gjilan është arrestuar një person pasi disa herë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës së tij.

“Ai gjithashtu kishte dëmtuar disa orendi nëpër shtëpi duke kërkuar para. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar se kishte dy urdhër arreste dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.