Dje në Fushë Kosovë, ka ndodhur një tentativë vrasje.
Siç raporton Policia e Kosovës, një mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar.
“Të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor për arsye se edhe ata ishin të lënduar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.