Kronikë

Kërkohet paraburgim për personat që u zunë me 81 kilogramë drogë

Kërkohet paraburgim për personat që u zunë me 81 kilogramë drogë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kanë realizuar një aksion të dielën, me ç’ rast nga ky aksion janë konfiskuar tetë paketime marihuanë, me peshë 81.5 kg dhe tre vetura. 

Sipas këtij njoftimi, dyshohet se me këto vetura, të dyshuarit me inicialet, M.S., M.A., dhe D.G., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.