Kronikë

Dhunë në familje në Prishtinë, Prizren e Mitrovicë, vetëm një në mbajtje

Foto: Ilustrim

Dhunë në familje ka pasur në Prishtinë, Prizren e Mitrovicë në 24 orët e fundit.

Të paktën nga një rast në secilën komunë është raportuar në polici e vetëm një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar në polici se është sulmuar nga bashkëshorti i saj, që ishte i dehur. I dyshuari nuk është takuar nga policia, por pas një kohe është paraqitur në stacion dhe ishte nën ndikim të alkoolit, bën të ditur policia. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Prizren, një grua ka raportuar në polici se bashkëshorti po e kanos vazhdimisht dhe bashkë me tre fëmijët e saj, është dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.

Një tjetër grua ka raportuar se është sulmuar nga burri me të cilin bashkëjeton në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.