Vetaksident në Lakrishte, një i lënduar

Vetaksident në Lakrishte, një i lënduar

23 June 2019 13:09

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në lagjen Lakrishte në kryeqytet.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, e përfshirë në aksident ka qenë vetëm një veturë me targa të Shqipërisë, ndërkaq dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit duke goditur një shtyllë.

Hoxha thotë për Koha.net se në veturë kanë qenë katër persona, ndërkaq lëndime të lehta ka marrë vetëm shoferi.

“Rreth orës 12:40, në Prishtinë është shkaktuar një vetëaksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë, e që dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka godit një shtyllë. Katër persona ndodheshin në automjet përderisa lëndime duket të ketë marrë vetëm drejtuesi i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia kompetente nga trafiku rajonal po merret me rastin dhe po heton edhe shkaqet tjera që kanë mund të qojnë deri te ky vetaksident”, ka thënë ai.

Hoxha ndër të tjera ka bërë apel për kujdes në komunikacion, pasi që sipas tij, rastet e aksidenteve me fatalitet janë bërë shqetësim.

“Rastet e humbjes së jetëve në aksidente po bëhen shqetësuese dhe Policia ka kërkuar dhe kërkon në veçanti kujdes dhe respektim të rregullave në trafik nga drejtuesit e automjeteve, sepse rastet e tejkalimit të shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit të automjetit nga drejtuesi shpesh po përfundojnë me fatalitet”, thotë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme