Kronikë

Policia arreston disa persona për zjarrin në KZAZ të Shkodrës ku u dogj materiali zgjedhor

Policia arreston disa persona për zjarrin në KZAZ të Shkodrës ku u dogj materiali zgjedhor
 

I vunë flakën shkollës “Shejnza Juka”, e cila shërben si KZAZ nr 3., në Shkodër, policia arreston 5 persona, dy prej të cilëve janë punonjës Bashkie.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku dyshohet se militantë të Partisë Demokratike dhe zyrtarë të Bashkisë Shkodër, dogjën materialet që do të përdoreshin në zgjedhjet e 30 qershorit për procesin zgjedhor, përcjell topchannel.