Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes 54 vjeçarja nga Suhareka, dyshohet se burri e hodhi nga vetura

Ka ndërruar jetë gruaja A. L e lindur në vitin 1965, e cila dy javë e parë është hospitalizuar në QKUK me dyshimet se ka marrë lëndime të rënda nga bashkëshorti i saj.

Zëdhënësi i Policisë se Kosovës në Suharekë, Vesel Gashi, ka treguar që dyshimet janë se viktima është lënduar përderisa ka qenë duke udhëtuar me makinë me bashkëshortin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, dyshimet e para janë që pjesa me e madhe e lëndimeve i janë shkaktuar në zonën e kokës.

“Bashkëshorti është në mbajtje që nga 31 maji, ndërsa viktima ka qenë e shtrirë për trajtim në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi dërgohet për autopsi”, ka thënë Gashi për Kohën Ditore.

Ai nuk ka komentuar informatat e gazetës se gruaja është hedhur në rrugë nga bashkëshorti, përderisa vetura ishte në lëvizje.

Sipas tij, këto informata do të hetohen e konfirmohen në fazat me të vonshme të hetimeve.