Kronikë

Një vit burg për vjedhje në Prizren

Descriptive Text

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale A.K. nga Prizreni, për shkak të veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

I akuzuari me iniciale A.K. nga Prizreni, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej një viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500 euro.

Sipas njoftimit, me datën 10.12.2014, rrethe orës 13.00, në Prizren, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, në bashkëkryerje, shfrytëzon momentin e volitshëm, në atë mënyrë që me forcë dhe me mjetë të fortë hapin veturën e të dëmtuarit me iniciale E.H. ku nga aty marrin sende me vlerë, dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material.