Prokurori i Shtetit, përmes një kumtese, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 36 aktakuza kundër 39 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 13 persona, është realizuar bastisje në dy shtëpi, në fshatin Mushtisht – Komuna e Suharekës, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit, nuk janë gjetur armë, me përjashtim të një fisheku të kalibrit 7.62 mm, i cili është sekuestruar nga policia.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 4 sekuestrimi të përkohshme për vepra të ndryshme penale.
“Brenda 24 orëve janë sekuestruar 10 aparate të lojërave të fatit”, thuhet në njoftim
Gjithashtu, bëhet e ditur se janë;
- është sekuestruar Vetura “BMW”, ngjyrë e zezë, me targa 01-987 – LM, e cila dyshohet se e ka të falsifikuar “shasinë“ si dhe “librezën”.
- është sekuestruar një (1) automjet i markës Range Rover, si dhe,
- është bërë një kërkesë për sekuestrim për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe lojërave të fatit”.
Prokurori i Shtetit, ka bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër personave të ndryshëm për vepra të ndryshme penale.