Kronikë

Mbyllen disa lokale pa leje pune në Klinë e Istog, ka edhe të arrestuar

 

Me datën 29 maj 2019, në zonën e Klinës dhe Istogut, Policia në Pejë ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’.

“Njësitë e Hetimeve, Stacioni Policor në Klinë dhe Istog, të përkrahur nga njësi tjera të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe Gjykatën Themelore në Pejë, kanë bërë implementimin e urdhëresës për kontrollimin e lokaleve të parapara me plan në katër lokacione të ndryshme në komunën e Klinës. Në këtë plan kanë qenë të përfshirë oficerë policorë nga Stacioni Policor në Klinë, Stacioni Policor në Istog, NJRSH-DRP Pejë, njësia Trafikut Rajonal, Inspektorati Komunal”, thuhet në komunikatën nga Policia e Pejës.