Kronikë

Gjendet pa shenja jete i zhdukuri nga Peja

Është gjetur pa shenja jete Rrustë Rexhepaj nga Peja, i cili po kërkohej qe pesë ditë.

Më 21 maj, Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur Rexhepajn, i lindur më 1972, ndërsa sot ka njoftuar se e ka gjetur atë pa shenja jete në afërsi të parkut të qytetit në Pejë.

“Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftim të Policisë.