Kronikë

Sivjet 17 këmbësorë kanë vdekur në trafik

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim
 

Policia e Kosovës ditë më parë ka lansuar fushatën vetëdijësuese “Të gjithë jemi këmbësorë”.

Qëllimi i kësaj fushate është sensibilizimi i këmbësorëve për rrezikun në trafik, ka njoftuar PK-ja përmes një komunikate. Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Komunikacionit Rrugor, në përkrahje nga Departamenti Koordinues i Këshillit për Siguri Rrugore - Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka lansuar fushatën vetëdijesuese “Të gjithë jemi këmbësorë”.