Parandalohet futja e drogës në burgun e Gjilanit Foto: Ilustrim

Parandalohet futja e drogës në burgun e Gjilanit

21 May 2019 14:34

Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, dje rreth orës 13:25, gjatë një kontrolle fizike të një të paraburgosuri nga oficerët korrektues, në prezencën e dy zyrtarëve policorë, në rrobat e të paraburgosurit janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe menjëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës”, bën me dije Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).

Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese, SHKK thotë se do të vazhdojë ta ketë primare rritjen e nivelit të sigurisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme