Kronikë

Gjatë 24 orëve të fundit ndalohen 13 persona për vepra të ndryshme penale

Descriptive Text

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit nga Prokuroritë Themelore të Kosovës, janë ndaluar 13 persona për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokuroritë themelore kanë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit për persona të ndryshëm për shkak të veprave të ndryshme penale.

Dy persona pas intervistimit nga ana e policisë, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Të njëjtit dyshohen për veprën penale posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge sipas KPRK-së.

Me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar personat me inicialet V.Rr., D.Rr., Z.Rr., dhe D.Rr., me dyshimin se kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, po ashtu, është ndaluar edhe personi F.B., me dyshimin se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Departamenti për Krime të Rënda i kësaj prokurorie, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit E.Ll., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Ndërsa, më 19 maj, në lagjen “Tusus” në Prizren, ka ndodhur një aksident mes një veture të tipit “Golf” dhe një motoçiklete, ku si pasojë, janë lënduar disa persona, të cilët po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.