Kronikë

Arrestohet një burrë në Pejë për tentim vrasje

Foto: Koha / ilustrim

Në Pejë është arrestuar dje një burrë me dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një guraje të komunitetit egjiptian, derisa ka sulmuar edhe burrë tjetër duke e goditur me tytën e revoles.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:15, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një konflikti verbal ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës femër K-Egjiptiane, ndërsa fizikisht ka sulmuar viktimën mashkull K-Egjiptian, duke e goditur me tytën e revoles”, thotë PK.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendngjarje dhe në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar: një revole me 13 fishekë dhe 6 gëzhoja të kalibrit 9 mm, një pushkë gjuetie me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.