Kronikë

Themelorja në Prishtinë dënon me 7 vjet burgim e 3000 mijë euro gjobë një person për vjedhje të rëndë

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit F.A. për veprat penale “Vjedhje e rëndë”.

I akuzuari F.A., sipas njoftimit të Gjykatës, është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vitesh ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 3000 (tremijë) euro.

Ndërsa, për dy pika të aktakuzës për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, i akuzuari është liruar.

“Gjykata ka konstatuar se i akuzuari F.A. ka kryer veprën penale të vjedhjes me qëllim që me përvetësimin e pasurisë së huaj të luajtshme t’i sjellë vetes përfitim pasuror të kundërligjshëm. Të akuzuarit do t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi”, thotë Gjykata.

Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil, ndërsa theksohet se pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.