Merr në veturë dhe ngacmon dy të mitura, arrestohet Foto: Koha / ilustrim

Merr në veturë dhe ngacmon dy të mitura, arrestohet

12 May 2019 11:41

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Pozheran të Vitisë pasi i njëjti ka marrë në veturë dy viktimat të mitura kinse për ti dërguar në shkollë dhe ka vazhduar në rrugë tjetër duke i ngacmuar me fjalë.

Sipas njoftimit, viktimat kanë arritur të zbresin nga vetura dhe kanë kërkuar ndihmë në shtëpinë me të afërt. Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme