Në rrugën “Bislim Shala” në Prizren, ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin, një sasi stoli ari, dy pushkë gjuetie dhe një shumë të konsiderueshme parash.
“Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.