Kronikë

Shkon te kushërinjtë në Itali, zhduket shqiptari 31-vjeçar

 

U largua natën e 30 prillit nga Marina di Ragusa, Itali, ku ishte mysafir i kushërinjve të tij. Dorian Licaj, i lindur në vitin 1988, me kombësi shqiptare është zhdukur në drejtim të paditur, raportojnë mediat italiane.

I riu kishte shkuar në Itali që në janar dhe ishte në kërkim të një pune, kur natën e 30 prillit doli nga shtëpia me një biçikletë dhe nuk u kthye më. Të afërmit e tij kanë bërë denoncim në polici dhe kanë treguar se ai kishte me vete dokumente shqiptare dhe një celular të cilin e ka të fikur, por pa dhënë detaje të tjera si. p,sh se çfarë kishte veshur kur u largua nga banesa.