Kronikë

Pasi lirohet me kusht, vrasësi shqiptar iu zhduket autoriteteve britanike

Pasi lirohet me kusht, vrasësi shqiptar iu zhduket autoriteteve britanike
 

Një 43-vjeçar shqiptar, i dënuar me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e një fermeri në Shqipëri, ka mundur të shfrytëzojë lirinë me kusht për t’u zhdukur, duke lënë të habitura autoritetet e drejtësisë britanike.

Hektor Mahmutaj, 43 vjeç, ka hyrë në Britaninë e Madhe i fshehur në një kamion, ndërkohë që në Shqipëri ka një dënim në mungesë për vrasje. Në tetor të vitit të kaluar, gjykatësi Tan Ikram vendosi që ai të ekstradohej në Shqipëri. E pavarësisht se Mahmutaj kishte një sërë dënimesh në ishull, përfshi për zotërim armësh zjarri, ai u lirua me kusht, transmeton tch.