Kronikë

Një person nën gërmadha pas shembjes së mureve të ish-Adriatikut në Mitrovicë

Descriptive Text

Një pjesë e mureve të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë janë shembur pasditen e së hënës, mëson KTV-ja.

Lajmin e ka konfirmuar edhe i pari i kësaj Komune Agim Bahtiri. Ai ka thënë se një pjesë e ish-hotelit "Adriatiku" është shembur, ku për pasojë dyshohet se një person është zënë nga gërmadhat.

“Ju bëjë apel organeve të sigurisë që ta japin maksimumin për shpëtimin e tij, dhe po ashtu kërkoj nga kompanitë ndërtimore që posedojnë makineri adekuate të dalin urgjentisht në vend të ngjarjes për heqjen e gërmadhave me mjetet e tyre”, ka thënë Bahtiri, teksa ka shprehur keqardhjen që nuk ndodhet aktualisht në Kosovë.

{gallery}

Portali Koha.net ka provuar që të mësojë më shumë detaje, por zyra për media e rajonit të Mitrovicës në Policinë e Kosovës, nuk ka qenë e qasshme.