Arrestohet pasi gjuan me armë në aheng Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi gjuan me armë në aheng

22 April 2019 13:29

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Deçan, është shoqëruar në polici pasi kishte gjuajtur me armë në një aheng familjar.

Në vendin e ngjarjes policia kishte gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të njëjtit kalibër. Ndërsa te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit – pistoletë, kal. 9 mm dhe 29 copë fishekë.

I dyshuari posedonte lejen zvicerane për armën dhe i njëjti posedonte edhe nënshtetësi Zvicerane.

Me urdhër të prokurorit , i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme