Me datën 16 prill 2019, Policia e Stacionit Policor në Istog është informuar se është një përleshje fizike në fshatin Llukavc i Thatë në Istog, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Policia ka bërë të ditur se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, me ç’rast është bërë edhe arrestimi i dy të dyshuarve:
H. lindur me 1992 m/k/egjiptian
H. lindur me 1986 m/k/egjiptian
Si pasojë e këtij rasti lëndime të lehta trupore kanë pësuar 4 (katër) persona, 3 (tre) nga këta janë të nacionalitetit serb/kosovarë, ndërsa 1 (një) i nacionalitetit egjiptian/kosovar.
Të lënduarit me autoambulancë janë dërguar në QMF- Istog dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tyre është stabile.
Hetuesit e Stacionit Policor në Istog kanë intervistuar viktimat dhe të dyshuarit, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.
Të dyshuarve me vendim të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48- orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.