Kronikë

Dileri shqiptar i drogës dënohet me 12 vjet burgim në Londër

Dileri shqiptar i drogës dënohet me 12 vjet burgim në Londër
 

Një emigrant ilegal i cili është kapur me 9.5 kilogramë kokainë me vlerë të rrugës prej mbi 1 milion euro, është dënuar me 12 vjet burgim, pas gjetjeve që ka bërë Agjencia Nacionale e Krimit dhe Policia metropolitane e krimit të organizuar.

Suad Sufaj, 26 vjeçar, është ndaluar nga policia gjatë kohës sa ishte duke udhëtuar me veturë në Londër, më 26 shtator të vitit të kaluar, transmeton Koha.net.