Kronikë

Një i arrestuar në Ferizaj, dyshohet se vodhi kabllo elektrike në një ndërtesë

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se kishte vjedhur kabllo elektrike në një ndërtesë që ishte në ndërtim e sipër.

Rasti ka ndodhur të hënën në mëngjes.

Sipas njoftimit të Policisë, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.