Një person ka vdekur tragjikisht, pasi është djegur në veturën e tij në fshatin Rezallë të Skenderajt.
Rasti ka ndodhur mbrëmjes e së hënës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvni Zahiti, zëdhënës për Rajonin e Mitrovicës në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar për Koha.net se është raportuar për një rast ku është gjetur një veturë në zonë të Skenderajt.
“Brenda veturës është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Zahiti, duke mos dhënë më shumë detaje.
Dyshimet e para janë se zjarri është shkaktuar nga gazi që përdorej si karburant.