Një person ka vdekur tragjikisht, pasi është djegur në veturën e tij në fshatin Rezallë të Skenderajt.
Rasti ka ndodhur mbrëmjes e së hënës.
Avni Zahiti, zëdhënës për Rajonin e Mitrovicës në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar për Koha.net se është raportuar për një rast ku është gjetur një veturë në zonë të Skenderajt.
“Brenda veturës është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Zahiti, duke mos dhënë më shumë detaje.
Dyshimet e para janë se zjarri është shkaktuar nga gazi që përdorej si karburant.