Një aksident tragjik ka ndodhur të mërkurën në autostradën zvicerane A1 në Oberbüren SG. Mësohet se një i ri shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën.
Bëhet e ditur se 24-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte ndaluar në korsinë emergjente për të ndihmuar një person tjetër, shkruan Albeu.
Personi në fjalë kishte pasur probleme me gomën e fugonit dhe i riu shqiptar kishte ndaluar për ta ndihmuar.
Mediat zvicerane kanë shkruar se një veturë i ka goditur shqiptarin dhe personin që ai po e ndihmonte.
Ende nuk është bërë e ditur se si ka ndodhur aksidenti, por policia ka nisur hetimet duke u bazuar edhe tek mbledhja e provave përgjatë kamerave në rrugë.
Artikuj të ngjashëm
-
Zbriti nga autobusi, burri nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri
-
Vdiq një 19-vjeçar nga Kosova në Austri, u aksidentua me kamion
-
Një shqiptar vdes në një aksident në Itali
-
Arrestohet zvicerani 81-vjeçar, dyshohet se e shkeli për vdekje me veturë një kosovar dhe iku
-
Aksident me fatalitet në autostradën “Arbën Xhaferi”