Kronikë

Mbyllen 7 lokale në Pejë për ndotje akustike, gjobiten pronarët e arrestohet një person

Foto: Ilustrim/Koha
 

Bazuar në ankesa të qytetarëve për ndotje akustike në disa lokale në zonën e komunës së Pejës, njësitet policore të Stacionit Policor në Pejë dhe nënstacionit në Vitomiricë, njoftojnë se kanë ndërmarrë veprime operacionale sipas urdhëresës operative, në bashkëpunim të plotë edhe me inspektorët komunalë, të cilët kanë inspektuar lokalet të cilat dyshohej se nuk i përmbushnin obligimet ligjore për veprimtari që kryenin dhe ndotje akustike.

“Urdhëresa është realizuar gjatë vikendit me datën 29, 30 dhe 31. 03.2019, me ç’rast gjatë këtij aksioni, nën asistimin policor janë mbyllur shtatë (7) lokale”, njofton komunikata nga Policia e Pejës.