Kronikë

Një grua shqiptare djeg veten para gjykatës në Itali, shpëtohet nga një avokat

Një grua 58-vjeçare shkoi në spitalin e Riminit me djegie në pjesën e sipërme të trupit, pasi rreth orës 10:00 ia vuri flakën vetes përpara gjykatës, raporton R.it. 

Gruaja me origjinë shqiptare kishte djegur veten dhe kishte bërtitur: “Drejtësia në Itali nuk është e drejtë”.

Pastaj mori një çakmak nga qesja dhe ia vuri flakën vetes. 58-vjeçarja u shpëtua nga një avokat, i cili ishte pranë saj, transmeton BalkanWeb.

Gruaja kishte paraqitur një sërë ankesash në gjykatë, por raportimet vetëm ishin arkivuar.