Kronikë

Rryma godet një punëtor në Malishevë

Foto: Koha

Një punëtor i një kompanie është goditur nga rryma elektrike të hënën në mesditë në Malishevë.

Sipas raportit policor 24-orësh, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretmanin mjekësor në QKMK.

Viktima është liruar në shtëpi pas tretmanit, ndërsa në raportin 24-orësh rasti është hapur si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”