Kronikë

Vidhen 44 mijë euro, 2500 franga e ari në vlerë 20 mijë euro në një shtëpi në Ferizaj

Vidhen 44 mijë euro, 2500 franga e ari në vlerë 20 mijë euro në një shtëpi në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt, njofton se dje rreth orës 20:10 minuta, është informuar se në fshatin Dremjak ka ndodhur një rast i vjedhjes në një shtëpi të këtij fshati.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe fillimisht kanë kryer të gjitha veprimet policore me ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjes së informatave lidhur me rastin”, thuhet në njoftim.