Dy persona janë arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprën “mundësim ose detyrim në prostitucion”.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Nuk janë bërë të ditura detajet tjera.