Policia e Kosovës njofton se të shtunën në orën 13 e 20 në Gjilan kanë marr njoftimin se një person ishte alivanosur, transmeton Koha.net.
Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.