Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I burgosuri shqiptar rrah dy gardianë grekë

Dy gardianë grekë kanë pësuar lëndime dhe fraktura pasi u dhunuan nga një i burgosur shqiptar. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në burgun e Larisas në Greqi.

Sipas shtypit grek, i burgosuri shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, sulmoi dy gardianët duke i goditur me shkelma e grushte, transmeton tvklan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga dhuna e ushtruar, këta të fundit pësuan lëndime në fytyrë, njërit prej të cilëve iu thye hunda. Ata u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Bëhet me dije se shqiptari u revoltua me rojet për shkak se nuk e kishin lejuar të takonte një vizitor.