Kronikë

Arrestohet pasi tentoi të përvetësonte 10 mijë euro kundërligjshëm

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e paraburgimit për të pandehurin F.S., me dyshimin se i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Detyrimi, i mbetur në tentativë nga neni 340, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit F.S., në drejtim të veprës penal të lartcekur, për shkak se i pandehuri nga data 11 mars e gjerë me datën 13 mars 2019, përmes mesazheve telefonike dhe kanosjes serioze, kishte tentuar ta detyroj të dëmtuarin që t’ia siguroj shumën e të hollave në vlerë mbi 10 mijë eurove”, thuhet në komunikatë.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.​