Kronikë

Për dhunim në Slloveni, arrestohet në Kosovë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale të dhunimit në Slloveni.

Në njoftimin 24-orësh thuhet se i dyshuari është arrestuar të hënën, ndërsa ai dyshohet për veprën që ishte kryer në gusht të vitit 2015.

“Slloveni-07.08.2015-NN. Në bazë të autorizimit lëshuar nga prokuroria kompetente me 11.03.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, lidhur me veprën penale të dhunimit, i cili dyshohet se ka ndodhur me datën e lartcekur në shtetin e Sllovenisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.