Kronikë

The Mirror: Burgjet e Anglisë të mbushur me shqiptarë, trafikantë kokaine

The Mirror: Burgjet e Anglisë të mbushur me shqiptarë, trafikantë kokaine
 

Numri i shqiptarëve në burgjet e Britanisë së Madhe pothuajse është katërfishuar në pesë vitet e fundit, ndërsa bandat e drogës kanë pushtuar rrugët me kokainë të lirë, shkruan gazeta britanike "The Mirror", transmeton oranws.

Sipas shifrave të Ministrisë së Drejtësisë nëse numri i të burgosurve shqiptarë në 2013 ishte 212, vitin e kaluar kjo shifër ka shkuar në 760. Nga këta 433 persona janë në burg për drogë.