Aktakuzë për katër të pandehurit që grabiten 8500 euro në Deçan Foto: Koha / ilustrim

Aktakuzë për katër të pandehurit që grabiten 8500 euro në Deçan

08 March 2019 11:11

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, B.K., F.B., N.H., dhe L.B., për veprën penale ”Grabitje” nga neni 329, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, njofton kumtesa, transmeton Koha.net .

Sipas aktakuzës, katër të pandehurit, B.K., F.B., N.H., dhe L.B., në bashkëkryerje me datën 22 janar të këtij vitit, rreth orës 11:23 në qytetin e Deçanit, përkatësisht në parkingun e qendrës tregtare “Viva Fresh”, nën kërcënimin e revoles kishin grabitur shumën prej 8,543 (tetëmijepesëqindedyzetetre) mijë euro, nga të dëmtuarit A.R. dhe V.B., të cilët në ato momenti ishin duke dërguar pazarin e ”Viva Fresh” për ta dorëzuar në bankë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.

Lidhur me veprat penale të grabitjeve, tri muajt paraprak, Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka ngritur 6 (gjashtë) aktakuza, kundër 14 (katërmbëdhjetë) të pandehurve për këto vepra penale, ku vlera e parave të grabitura është rreth 300.000 (treqind) mijë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme