Një burrë është arrestuar dje në Rahovec pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare”, thotë PK, transmeton Koha.net.
Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.