Kronikë

Vdes një burrë pas plagëve që mori në aksident trafiku më 22 shkurt

Foto: Koha / Ilustrim

Ka vdekur dje një burrë në QKUK pas plagëve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 22 shkurt në fshatin Lluzhan të Podujevës, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Në lidhje me rastin me datën 06.03.2019 viktima mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të lëndimeve ka qenë i shtrirë në repartin e kujdesit intensiv në QKUK ka ndërruar jetë”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.